Klubet e mëdha pas mesfushorit spanjoll Marcos Llorente

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Largimi i Marcos Llorentes ka qenë njëri nga gabimet më të mëdha të Real Madridit viteve të fundit.

Los Blancos vendosen shitjen e spanjollit te rivali lokal Atletico Madrid për 30 milionë euro në verën e vitit 2019.

Që nga transferimi te Atletico Madrid, Llorente ka shkëlqyer duke u bërë njëri nga mesfushorët më të pëlqyer në Evropë.

26-vjeçari është bërë edhe një titullar i rregullt te Kombëtarja e Spanjës, derisa falë paraqitjeve të mira po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane.

Marca ka raportuar se gjiganti gjerman Bayern Munich e kërkon spanjollin si zëvendësim të Javi Martinezit që do të largohet në verë.

Por përveç bavarezëve interesim për spanjollin kanë shprehur edhe Paris Saint Germain dhe Manchester United.

Dëshira e futbollistit është të largohet nga Wanda Metropolitano pasi dëshiron që të provojë një eksperiencë të re në një kampionat tjetër.

Të ngjashme