Kosova në epërsi ndaj Danimakës me rezultat 2:1

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Dardanët kanë arrit që ta rikthejnë rezultatin në epërsi ndaj skuadrës daneze.

Vetëm dy minuta pasi u barazua rezultati, futbollisti Bersant Celina arriti që ta tundë portën e portierit danez.

Sulmuesi danez Eriksen realizoi golin e parë për skuadrën daneze në minutën 63’, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se ishte sulmuesi Rrahmani ai i cili arriti ta shënoi golin e parë për skuadrën kosovare në minutën e 41′.

Ndeshja miqësore është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të ngjashme