Kosova nesër përballet me Islandën, trajneri optimist për fitore

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 14:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mbajti konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i reprezentacionit Granit Rugova, tha se lojtarët janë optimist për fitore.

“Faleminderit për përkrahjen që po i bëni përfaqësueses së Kosovës. Çdo po duket siç e kemi menduar she lojtarët janë optimist për ndeshje dhe besoj që do t’ia dalim edhe këtë ndeshje ta fitojmë. E vërtet që po jemi pak pa fat në anën e lëndimeve të gojëtarëve, prapë nuk jemi 100% komplet por jam optimist qe mund të fitojmë”, tha ai.

Trajneri Christos Marmarinos tha se është shumë krenar që është pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

“I kemi përfunduar stërvitjet dhe gjithçka ka shkua shumë mirë. Jemi shumë krenarë  që e prezantojmë Kosovën  dhe shpresojmë që do të kemi fuqi te përfundojmë rrugëtimin.

Ai gjithashtu tha se ka qenë edhe shumë i kënaqur me stërvitjet.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në Basketboll, Dardan Berisha tha se motivi i lojtarëve është shumë i madh për me fitua në ndeshjen e nesërme kundër Islandës.

“U kanë një periudhë e shkurtër me trajnerin e ri por motivi jonë është shumë i madh dhe me fitua ndaj një kundërshtari të ri. Nesër në ora 19:00 shpresoj që të mbushet salla dhe me na dhanë motivin për me e fitua ndeshjen dhe krejt çka kemi mundur me bë me trajnerin mendoj që e kemi bë maksimumin. Duhet me shfrytëzua çdo mundësi për me fitua nesër. Faktikisht ndoshta kemi me qenë pak mbrapa por trajneri na ka përgatit mirë që nesër me dhanë maksimumin me Islandën”, tha ai.

Të ngjashme