Kosova nuk e shfrytëzoi rastin, vetëm barazim në Podgoricë

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte shënoi barazim (1-1) ndaj Malit të Zi në ndeshjen e kualifikuese për evropianin 2020.

Pjesën e parë, Përfaqësuesja e Kosovës e përfundoi me epërsi, me golin e shënuar në minutën e 25-të nga Milot Rashica. Deri të goli u arrit pas një kombinimi të mirë të sulmit të Kosovës, ku në minutën e 25-të Milot Rashica u gjatë mësë miri dhe shënoi ndaj Malit të Zi. Kosova pati dominim të plotë të lojës, duke u treguar e rrezikshme disa herë para portës së Malit të Zi.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes, Arbër Zeneli u detyrua ta lëshojë fushën, shkaku lëndimit të gjurit, të cilin e zëvendësoi Edon Zhegrova. Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e dytë e Kosovës.

Në ndeshjen e parë ndaj Bullgarisë, Kosova ka barazuar dhe kështu ndodhi edhe sonte me Malin e Zi, ku Kosova shënoi barazim (1-1). Kosova mban pozitën e tretë në Grupin A, të cilit i prinë Anglia me 6 pikë, pasuar nga Çekia me 3 pikë, kurse Kosova ka 2 pikë, aq sa kanë Bullgaria dhe Mali i Zi që mbajnë pozitat 4 dhe 5.

Të hënën Kosova do të ndeshet me Bullgarinë, ndaj të cilës ka barazuar në lojën e parë në Prishtinë.

Të ngjashme