Kosova shpreson në fitore kundër Moldavisë, synimi mbetja në Ligën C

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova synon fitore në ndeshjen e së mërkurës kundër Moldavisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, për t’i shtuar gjasat që të mbetet në Ligën C, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media para kësaj ndeshje, Muharrem Sahiti i cili drejton përfaqësues në mungesë të Challandes dhe mesfushori Herolin Shala kanë thënë se do të synojnë fitore.

“Ka qenë vit i vështirë, por kemi fituar përvojë. E kemi ndeshjen e fundit ku synojmë të qëndrojmë në Ligën C. Do ta presim shortin në dhjetor, duhet të bëhemi gati për ciklin kualifikues”, ka thënë Sahiti.

Ai thotë se paraqitja ndaj Sllovenisë ka ngritur moralin e lojtarëve dhe tani janë gati të marrin pikët e plota ndaj Moldavisë, nesër në “Fadil Vokrri”.

“Mendoj se jemi penalizuar më së shumti, por tash gjendja e lojtarëve është e mirë. Paraqitja ndaj Sllovenisë na ka ngritur moralisht, ndaj Moldavisë jemi favorit. Por, kjo nuk duhet të jetë bazë por të përqendrohemi maksimalisht për ta synuar fitoren”, ka thënë Sahiti.

Ai tutje ka shtuar se, “nuk jemi të kënaqur me rezultatet dhe duhet të punojmë për t’u kthyer vetëbesimi dhe ne duhet ta kemi të qartë që nuk jemi prej atyre më të fortëve, pasi çdo mungesë ka qenë e madhe për ne. Po besoj se shumë shpejtë dhe qysh nga nesër të organizohemi”.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Moldavisë ka thënë se synimi kryesor është që të mbesin në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Kosova nesër nga ora 20:45 e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit të Grupit 3 të Ligës C, transmeton KOHA.

“Synimi jonë është që të qëndrojmë në Ligën C. Jemi përgatitur, kemi kualitet dhe nuk kemi çka të kërkojmë në Ligën D. Besoj se nesër duhet t’i tregojmë cilësitë tona”, ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se ndaj Sllovenisë kanë treguar cilësitë, porse u mungoi fati, derisa ndaj Moldavisë synojnë pikët e plota në mënyrë që të kthejnë entuziazmin.

“Ndaj Moldavisë jemi favorit në shtëpi, por duhet pasur kujdes. Gjithë ekipet që nuk fitojnë kohë të gjatë është problem, por ne duhet të dalim si ekip i bashkuar ta kthyer entuziazmin”, ka thënë Shala.

Lexo më shumë:

Të ngjashme