Kufizime në maratonën e Tokios shkaku i koronavirusit

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Maratona e Tokios e muajit të ardhshëm është kufizuar në vetëm atletë elitar pas përhapjes së koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët të hënën. Gara e vrapimit 42 kilometra e 195 metra e paraparë të mbahet më 1 mars, është një nga maratonat më të mëdha në botë.

Mbi 37 mijë persona morën pjesë në garën e vitit të kaluar. Por, pas një numri të rasteve me koronavirus të regjistruara në Tokio, organizatorët kanë vendosur të kufizojnë numrin e garuesve.

Virusi ka infektuar më tepër se 71 mijë persona nëpër botë dhe 1775 kanë humbur jetën nga virusi, përfshirë pesë jashtë territorit të Kinës. Përhapja e koronavirusit ka ndikuar dukshëm në kalendarin sportiv, veçanërisht në Kinë.

Të ngjashme