Kuka, Krasniqi e Gjakova priten me mirënjohje në stacionin e policisë në Pejë

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë këtë të mërkurë pati mysafirë të veçantë.

Drejtori, Shaban Shala, priti në takim trajneri e xhudos, Driton Kuka, dhe xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Shala u uroj mirëseardhje mysafirëve, duke i shprehur mirënjohje për të arriturat e sportit të xhudos në nivel botëror dhe për titullin si trajneri më i mirë në botë për Driton Kukën dhe si xhudisja më e mirë në botë për Distria Krasniqin.

Gjatë bisedës Shala shprehi mirënjohje për të arriturat dhe sukseset e nivelit botëror, dhe i inkurajoj për të vazhduar më tutje në përfaqësimin e shtetit tonë.

Të ngjashme