Kush është Felix Brych, gjyqtari që ndan drejtësinë në takimin Itali-Spanjë

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtari gjerman, Felix Brych, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen gjysmëfinale të ‘Euro 2020’ ndërmjet Italisë dhe Spanjës që zhvillohet sonte (e martë) në stadiumin Wembley.

45-vjeçari është emër i njohur në botën e futbollit dhe ka drejtuar sfida të mëdha në Kampionate Evropiane, Kampionate Botërore, Ligën e Kampionëve dhe natyrisht në Bundesliga.

Brych drejtoi finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit në vitin 2017, kur Los Blancos fituan me rezultat 4-1 në Millennium Stadium në Uells.

Italia dhe Spanjë janë përballur 37 herë ndërmjet vete dhe ky është një duel klasik për tifozët e futbollit dhe po ashtu është një përballje e njohur edhe për gjyqtarin e ndeshjes.

Pikërisht gjermani ka qenë gjyqtar në tetor të vitit 2018, kur Azzurrët dhe La Roja zhvilluan ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të atij viti.

Nga ndeshjet e mëdha të ‘Euro 2020’, Brych ka qenë gjyqtar në çerekfinale ndërmjet Anglisë dhe Ukrainës, ndërsa do ta ndajë drejtësinë në takimin e skuadrave të Roberto Mancinit dhe Luis Enriques në Wembley.

Brych ka debutuar si gjyqtar në Bundesliga në vitin 2004 në barazimin (1-1) ndërmjet Hertha Berlin dhe Mainz 05, ndërsa ka viti 2007 u bë gjyqtar i FIFA-s.

Kush është Felix Brych

I lindure në Munih, Brych ka qenë gjyqtar në ligat në sistemet më të ulëta të futbollit gjerman që nga mosha 24 vjeçare.
Duke lënë përshtypje të mirë, në vitin 2001, ai u ngrit në Bundesliga 2, kurse tre vite më vonë filloi punën në elitën e futbollit gjerman.
Nga viti 2007 është i përfshirë rregullisht në ndeshjet evropiane dhe që atëherë e ka ngritur vazhdimisht nivelin në takime ndërkombëtare.
I guximshëm për të vënë autoritetin e tij në lojë, Brych mbahet mend për kartonët e tij në Kampionatin Botëror në Brazil, por edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Një avokat jashtë futbollit, Brych është doktor i kualifikuar i juridikut.

Takimet e ‘Euro 2020’ ku ndau drejtësinë
Ndeshja e parë ndërmjet përfaqësueseve në ‘Euro 2020’ për Felix Brych ishte ajo ndërmjet Holandës dhe Ukrainës.
Pastaj, ai ndau drejtësinë në takimin ndërmjet Belgjikës dhe Finlandës dhe pastaj atë në mes të Anglisë dhe Ukrainës.

Të ngjashme