Bale rikthehet në ndeshjen kundër Malagës

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 23:02 | Nga

Gareth Bale është rikthyer në skuadrën e Real Madridit para ndeshjes që do të vendosë titullin e La Ligas kundër Malagës të dielën.

Sulmuesi uellsian 27-vjeçar ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit të “Los Blancos” pas një lëndimi që e pësoi në takimin kundër Barcelonës më 23 prill.

Skuadra e Zinedine Zidane ka nevojë për vetëm një pikë për ta siguruar titullin e parë në kampionat që nga viti 2012.

Bale u rikthye në stërvitje javën e kaluar, por nuk ishte i gatshëm sa duhet për të luajtur në fitoren e së mërkurës 4:1 kundër Celta Vigos.

Ish-ylli i Tottenhamit gjithashtu po shpreson të luajë në finalen e Champions Leagues më 3 qershor, kur Madridi do të ndeshet me Juventusin në qytetin e vendlindjes së Bale, në Cardiff.

Të ngjashme