Leicesteri shënon 3 gola ndaj Liverpoolit

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Leicester City e ka mposhtur 3-1 Liverpoolin në kuadër të Premierligës.

Nuk ka dritë në fund të tunelit për Liverpoolin e Jurgen Klopp.

Redsat kanë pësuar humbjen e tretë me radhë në Premierligë.

Leicester City është skuadra e radhës që ka marr pikët e plota në shtëpi kundër kampionit, duke triumfuar 3-1.

Mysafirët e gjetën të parët golin e epërsisë, në minutën e 67-të, Mohamed Salah shënoi një gol të bukur për rezultatin 0-1.

Ndeshja mori kaheje tjetër në minutën e 79-të.

Fillimisht, Maddison shënoi nga goditja e lirë, gol që u desh të verifikohej me ndihmën e VAR.

Në minutën e 81-të, mysafirët u shokuan duke pranuar edhe golin e dytë.

Goli i dytë erdhi pas një gafe të tmerrshme të portierit, Alisson, që ka gabuar disa herë këtë edicion, por edhe blerjes së re Kabak.

Atë e shfrytëzoi Vardy që shënoi për 2-1.

Krejt në fund për t’ia thelluar krizën Të Kuqve, shënoi Harvey Barnes në minutën e 85-të, për rezultatin 3-1 dhe Liverpooli tani rrezikon të mbetet jashtë zonës Champions League.

Të ngjashme