Lëkundet pankina e Sarrit, tek Juventusi del në skenë emri i trajnerit pasues

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Juventus mesa duket nuk është i bindur për të vazhduar me trajnerin Mauricio Sarrin dhe po shikon alternativat ku mes tyre është Mauricio Poçetino.

Ish-trajneri i Çelsit fitoi titullin e 9-të rresht kampion në Seria A mes shumë vështirësive ku e mbylli vetëm një pikë para Interit.

Drejtuesit e bardhezinjve nuk janë të kënaqur me punën e Sarrit në pankinë. Sipas “Tuto Mercato” Juventusi po mendon ta shkarkojë nëse nuk kalon dot Lionin në Champions.

Ka shumë kandidatë për stolin e Juventusit por i preferuari dhe ai që qëndron në majë të dëshirave të drejtuesve bardhezinjë është Mauricio Poçetino.

Poçetino është prej kohësh pa punë që prej largimit nga Totenhem.

Të ngjashme