Lëndimi i Amir Rrahmanit mund të jetë i rëndë

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti pretendon se mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani pësoi një dëmtim të rëndë kundër Moldavisë, pasi ai ‘nuk është lojtar që dorëzohet lehtë’.

Mbrojtësi i Napolit u largua nga fusha pas 20 minutash lojë në fitoren 1-0 në Ligën e Kombeve dhe shkalla e dëmtimit të tij është ende e panjohur.

Por, trajneri Sahiti ka frikë se mund të jetë dëmtim serioz për 26-vjeçarin dhe ky do të ishte një shqetësim i shtuar për Napolin, që aktualisht janë pa Victor Osimhen, David Ospina dhe Elseid Hysaj.

“Mjekët po merren me të”, ka thënë Sahiti pas ndeshjes, sipas gazetarit të SportItalia, Alfredo Pedulla.

“Sidoqoftë, Rrahmani nuk është ai që dorëzohet lehtë, kështu që kjo do të thotë se dëmtimi i tij nuk ishte aq i parëndësishëm”.

Rrahmani nënshkroi me Napolin në janar, por u transferua vetëm në verë dhe ende nuk ka bërë debutimin e tij me klubin Azzurri. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme