Cristiano Ronaldo e ka lënduar nyjën e këmbës gjatë barazimit të Juventusit 1:1 me Lazion të dielën në Romë.
Sulmuesi portugez u nxor nga loja në minutën e 73-të dhe u zëvendësua nga Paulo Dybala dhe, edhe pse u duk i habitur nga vendimi i Andrea Pirlos, ai i kishte thënë trajnerit se e ka ndrydhur nyjën e këmbës.
Ronaldo e ndrydhi nyjën derisa pak para se të zëvendësohej dhe u largua nga fusha duke çaluar dhe duke ndier dhimbje.
Stafi mjekësor i Juves i vendosi atij akull në nyjë menjëherë pasi u ul në stol.
Ronaldo është ftuar nga Portugalia për ndeshjet e nëntorit.
35-vjeçari e shënoi golin e vetëm të Juves në barazimin e sotëm më Lazion.