Liga e Kampionëve, mësohen 8 skuadrat që vazhdojnë tutje

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 00:19 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmund, Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Porto kalojnë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve si të parat në grupet A, B, C dhe D, derisa nga vendi i dytë kualifikimin e kanë siguruar edhe Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool dhe Schalke 04.

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit në grupe të Ligës së Kampionëve, ndeshje të cilat ishin dramatike por që në fund shkuan ato që nga fillimi janë favorizuar për të kaluar tutje.

Grupi A është fituar nga Borussia Dortmund që ishte në grup me Atleticon, Club Brugge dhe Monacon. Dortmund ka fituar 13 pikë dhe ka arritur katër fitore, një barazim dhe një humbje. Me kaq pikë ka përfunduar grupin edhe Atletico, por spanjollët nuk arritën që të fitojnë sonte kundër Club Brugge në Belgjikë duke humbur kështu vendin e parë. Ndërkohë, në këtë grup në Europa Ligë do të garojë Club Brugge.

Një grup tjetër, i cilësuar edhe si grup i vdekjes, ishte Grupi B. Në këtë grup, fituesi është përcaktuar në xhiron e pestë, me Barcelonën që e kishte përfunduar këtë aventurë. Barcelona fiton grupin më 14 pikë, më katër fitore, dy barazime dhe asnjë humbje. Tottenham ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pasi arriti që të barazoi në Camp Nou me rezultat 1-1, pasi që Inter dështoi për të fituar kundër PSV sonte në San Siro. Tottenham kalon në mesin e 16 skuadrave më të mira më 8 pikë, kaq ka edhe Interi që do të kërkojë trofeun në Europa Ligë vitin e ardhshëm.

Grupi C, një tjetër grup që u deshën ndeshjet e fundit për të mësuar ata që e kalojnë tutje. PSG ishte ajo që e fitoi këtë grup pas fitores 1-4 në Beograd sonte, në një ndeshje ku shkëlqyu Mbappe dhe Neymar e po ashtu edhe Cavani. PSG arriti në kuotën e 11 pikëve në grup, më 3 fitore, dy barazime dhe një humbje. Liverpool në anën tjetër ishte në ethe pasi që priste në Anfield Napolin. Një fitore 1-0 mjaftonte për Liverpool për të kaluar tutje, derisa anglezët nuk guxonin të pësonin gol, përndryshe do të duhej që të shënonin dy gola më shumë se italianët. Me këtë fitore, Liverpool kalon më nëntë pikë në 1/8 e finales, kurse Napoli ka kaq pikë dhe do të garon në Europa Ligë.

Nga Grupi D është kualifikuar Porto dhe Schalke 04 kurse Galatasaray do të jetë skuadra që do të luaj në Europa Ligë.

Të ngjashme