Liverpool bën ofertë për Coutinho

Barcelona's Brazilian midfielder Philippe Coutinho grabs the ball during the UEFA Champions League round of 16, second leg football match between FC Barcelona and Olympique Lyonnais at the Camp Nou stadium in Barcelona on March 13, 2019. (Photo by Pau BARRENA / AFP) (Photo credit should read PAU BARRENA/AFP/Getty Images)
Prishtinë | 14 Kor 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Philippe Coutinho është një nga lojtarët që po gëzon vëmendjen më të madhe, me të ardhmen e tij në pikëpyetje të madhe.

Transferimi i Antoine Griezmann tek Barcelona, si dhe interesimi i katalanëve për Neymar, kanë bërë që Coutinho të mbetet mes një udhëkryqi të madh.

Ylli brazilian i futbollit besohet se mund të kthehet tek Liverpool, dhe shtypi anglez ka nxitur edhe më shumë këto zëra, duke njoftuar për një ofertë të ‘Reds’ nisur drejt Katalonisë.

Sipas këtyre raportimeve, Coutinho i ka dhënë dritën e gjelbër Liverpoolit, dhe këta të fundit po synojnë ta marrin atë në formë huazimi për dy vite, me mundësi blerje për 88 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Dje agjenti i lojtarit kishte thënë se skuadra katalane nuk do ta largojë klientin e tij gjatë këtij afati kalimtar.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme në lidhje me këtë çështje.

Të ngjashme