Man City i dërgon Juventusit ofertë 60 mln euro për yllin e skuadrës

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Manchester City janë të interesuar të nënshkruajnë me mbrojtësin e Juventusit, Joao Cancelo.

Reprezentuesi portugez, Joao Cancelo, nga sezoni i ri mund të jetë pjesë e kampionëve të Premierligës.

24 vjeçari i transferuar te Juventus verën e kaluar për 40 milionë euro nga spanjollët e Valencias, po kërkohet nga skuadra e Manchester Cityt.

Sipas ‘Tuttosport’, Manchester City tashmë ka dorëzuar një ofertë prej 60 milionë euro për Cancelon, përcjell ‘lajmi.net’.

Në rast largimit ë Cancelos, zëvendësimi i tij do të vijë nga Premierliga.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Tottenham, Kieran Trippier, që po pëlqehet shumë nga Juventus.

Të ngjashme