Man City skuadra e parë që shpenzon 1 mlrd € për të grumbulluar një skuadër

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Manchester City duket sikur ka thyer secilin limit të shpenzimeve.

Kampionët e Premierligës kanë pasur një merkato mjaft aktive edhe në këtë verë, duke nënshkruar me emra si Rodri Hernandez e Joao Cancelo.

‘Citizens’ nuk kanë pasur shpenzime të vogla as gjatë viteve të fundit, kur paguanin shuma të mëdha për emra si Mangala, Nolito e emra të tjerë që nuk përmbushën potencialin.

Por, sa janë shpenzimet e Man City, për skuadrën aktuale që ka në dispozicion?

Grupi aktual i Manchester City, që konsiderohej si skuadra më e mirë në Evropë edicionin e kaluar, i ka kushtuar drejtuesve të klubit plot 1.014 miliardë, transmeton lajmi.net.

Kështu, ‘Citizens’ janë të parët që shpenzojnë 1 miliard e më shumë euro për ndërtimin e një skuadre.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 10 skuadrat që kanë shpenzuar më së shumti për ndërtimin e një skuadre (aktualisht).

Të ngjashme