Man United – Santiago Arias, marrëveshja edhe më afër

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për Santiago Arias.

“Djajtë e Kuq” besohej se ishin të interesuar për transferimin e një mbrojtësi të ri të djathtë gjatë verës, por afati kalimtar u mbyll dhe Diogo Dalot e Aaron Wan-Bissaka mbeten opsionet e vetme për Erik ten Hag, transmeton Gazeta Express.

Dalot po vazhdon të jetë pjesë e formacionit bazë edhe pas ardhjes së trajnerit holandez. Kurse, Wan-Bissaka dyshohet se nuk është pjesë e planeve të tij.

Dhe, sipas gazetarit Johnson Saenz, 20 herë kampionët e Anglisë janë të interesuar të sjellin Ariasin në klub.

Saenz pretendon se kolumbiani është i gatshëm për të kaluar në “Old Trafford”, teksa Manchester United thuhet se po përgatit një kontratë 2-vjeçare për të.

30-vjeçari është futbollist i lirë që nga 1 korriku i këtij viti, kur u largua nga Atletico Madridi pas skadimit të kontratës.

Reprezentuesi i Kolumbisë karrierë ka bërë edhe te Granada, Bayer Leverkuseni, PSV Eindhoveni e Sporting Lisbona. 

Të ngjashme