Manchester United shënon fitoren e parë për këtë sezon

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester Unitedit e ka shënuar fitoren e parë për sezonin 2020-21.

Unitedi arkëtoi tri pikë në ndeshjen kundër Brightonit, e cila përfundoi me rezultat prej 3 me 2.

Epërsinë e parë e patën vendasit ku në minutën e 40, nga pika e bardhë Neal Maupay kaloi skuadrën e saj në avantazh. Mirëpo, nuk shkoi shumë dhe djajtë e kuq morën vetën. Tre minuta më vonë, lojtari i Brightonit, Levis Dunk shënoi një autogol duke barazuar rezultatin.

Me rezultat 1-1, skuadrat edhe shkuan në pushim.

Tutje, me të filluar pjesa e dytë, ishin mysafirët ata që ndërmorën iniciativën për marrjen e ndeshjes nën kontroll. Marcus Rashford lëshoi një shans ideal për shënim mirëpo po i njëjti, në minutën e 55, me lëvizje të shpejta dhe një driblim sensacional kaloi Manchester Unitedin në epërsi.

Ndeshja vijoi me aksione nga të dyja palët mirëpo rezultati mbeti i pa ndryshueshëm deri në minutën e 94-të.

Pas një harkimi në zonën e rreptësisë, Brightoni ia doli të barazonte rezultatin përmes Solly March. Mirëpo, ndeshja akoma s’kishte përfunduar.

VAR ishte ai që i dha kah tjetër ndeshjes. Në minutën e fundit shtesë, pas një topi në zonën e rreptësisë, lojtari i Brightonit pati kontakt me dorë dhe gjyqtari vendosi për penallti.

Nga pika e bardhë, Bruno Fernandes i Manchester Unitedi shënoi gol për rezultatin final prej 3 me 2.

Të ngjashme