Mbahet turneu i të shurdhërve të Kosovës

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Federata e pingpongut në bashkëpunim me Shoqatën e të Shurdhërve, organizoi turneun kualifikues për të përzgjedhur lojtarët që do marrin pjesë në Kampionatin evropian për të shurdhër, i cili do të mbahet në Prill të këtij viti në Bullgari.

FPPK-ja e lehtësoi mbajtjen e këtij turneu duke përdorë sisteme adekuate të lojës dhe me shpjegime specifike për zbatimin e rregullave të pingpongut në përputhje me statusin e veçantë të pjesëmarrësve.. Garat u zhvilluan në frymë shumë sportive dhe konkurruese. Pjesëmarrësit që nuk ishin garues u përfshinë në ndarjen e drejtësisë në të gjitha ndeshjet, përveç finales të cilën referuan gjyqtarët ndërkombëtar që ishte e mirëseardhur për finalistët që të familjarizohen më mirë me mënyrën e referimit për garat ndërkombëtare .

Në kategorinë e femrave, ishin katër pjesëmarrëse të cilat garuan në sistemin secila me secilën. Më e mira doli Samire Jupolli, më të gjitha fitore, ndërsa e dyta doli Xhylbehare Popovci.

Në kategorinë e meshkujve morën pjesë 7 garues, që u ndanë në dy grupe, ku garuan me sistemin secili me secilin, e në gjysmëfinale kaluan dy të parët nga secili grup. Të dyja gjysmëfinalet ishin të barabarta, siç e tregon edhe rezultati final i tyre 3:2. Në finale Ramadan Gashi, ishe më i mirë se Bujar Cakaj, që e fitoi me 3:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme