Mesazh për Thaçin nga ndeshja në Shqipëri: Vlora krenohet me ty

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Në përballjen mes Flamurtarit dhe Luftëtarit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë është shfaqur një pankartë në përkrahje të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Sot po zhvillohen dy ndeshje në kuadër të ligës elitare të futbollit në Shqipëri. Megjithatë, ajo mes Flamurtarit dhe Luftëtarit ka marrë më shumë vëmendje në rrjete sociale, shkaku i një mesazhi të shfaqur në tribuna për presidentin Hashim Thaçi.

“Hashim Thaçi – Vlora krenohet me ty”, shkruhet në pankartën e shfaqur në stadium.

Më 24 qershor, Prokuroria Speciale e Hagës e publikoi aktakuzën që ia ka dërguar për shqyrtim gjyqtarit të procedurës paraprake.

Në aktakuzën 10 pikëshe, gjithmonë sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale, Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli janë të dyshuar për krime të ndryshme dhe për rreth 100 vrasje. /Gazeta Express/

Të ngjashme