Messi i shokuar me shkallën e pandemisë

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, është shokuar me shkallën e pandemisë COVID-19. Ai thotë se nuk ka mundur të paramendojë diçka të tillë.

“Nuk besoj se ndonjëri ka mundur ta parashikojë këtë. Disa njerëz kanë paralajmëruar se pandemia mund të ndodhë herë pas here, por kurrë nuk e kam imagjinuar se do të ndodhte në këtë mënyrë apo se do të kishte ndikim kaq të madh në gjithë botën. Jetesa dhe puna me aq shumë pasiguri kurrë nuk është e lehtë, veçanërisht kur përballesh me një situatë të padëgjuar si kjo. Por, për çdo futbollist, është me rëndësi të mbahet përqendrimi kur të kthehet në fushë”, ka deklaruar Messi për “Adidas”.

Stinori në La Liga pritet të rifillojë në mesin e qershorit. Ndeshjet do të luhen pa shikues.

“Ka fjalë për përfundim të ligës së Spanjës pa shikues, që sjellë sfidë krejt tjetër. Është shumë e çuditshme të luhet pa shikues, por është normale të kthehemi me këtë mënyrë pas çdo gjëje që kemi kaluar. Me të gjitha që po ndodhin në botë, është shumë e kuptueshme”, ka shtuar Messi.

Të ngjashme