Messi pritet ta marrë numrin që dikur e barte Lorik Cana

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është shumë pranë për ta kompletuar transferimin tek gjiganti francez Paris Saint Germain.

Ylli argjentinas tanimë është larguar nga Barcelona dhe është një futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me klubin katalunas.

PSG është skuadra favorite dhe besohet se transferimi i tij në Parc de Princes është çështje ditësh, për mos të thënë orësh.

Edhe pse u përfol se Neymar do t’ia lë fanellën me numër 10, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari Julien Maynard i Telefoot, Messi ka zgjedhur ta bartë fanellën me numër 19 te parisienët.

E këtë numër gjatë kohës sa ishte në PSG, e ka bartur edhe legjenda shqiptare Lorik Cana.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë qëndroi në PSG për pesë vite, nga 2000 deri më 2005.

Aktualisht këtë numër e mbanë spanjolli Pablo Sarabia, por ai pritet t’ia lë Messit atë.

Pas largimit të Canës nga ‘Parc de Princes’, numri 19 është bartur edhe nga Youssouf Mulumbu për një sezon, Gaetan Charbonnier, Kevin Gamerio, Serge Aurier e Lassana Diarra.

Të ngjashme