Messi shënon gol të ‘çuditshëm’ në stërvitje

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Në prag të duelit të së dielës në ‘Coliseum Alfonso Pérez’ kundër Getafes, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka vendosur të mbajë një stërvitje të hapur për publikun, dhe figura kryesore e kësaj stërvitje ka qenë Lionel Messi.

Në këtë stërvitje para një numri jo të vogël tifozësh, Lionel Messi ka shënuar një gol të çuditshëm.
Ishte portieri Ter Stegen që nisi një top të shpejtë për Messin, i cili e goditi pastaj për të shënuar një gol të jashtëzakonisht të bukur, edhe pse nuk dihet nëse ky gol ishte i menduar, apo erdhi aksidentalisht nga pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili dukej se dëshironte të pasonte te Arturo Vidal, shkruan lajmi.net.

Barcelona pas 17 xhirosh në La Liga kryeson me 37 pikë, tri më shumë se ndjekësit e parë të Attico Madrid, dhe shtatë më shumë se Reali, që zë vendin e katërt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme