Messi suspendohet për tre muaj për shkak se e quajti federatën të korruptuar

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi është përjashtuar nga angazhimet me kombëtaren për tre muaj dhe është dënuar me 50 mijë euro për shkak të nivelit të akuzave për korrupsion ndaj shefave të federatës së futbollit të Amerikës së Jugut gjatë Kupës së Amerikës.

Messi ishte përjashtuar nga Copa Amerika në fazën e ‘play-off’ dhe më pas u tha se turneu ishte fiksuar në favir të nikoqirit, Brazili, shkruan Reuters, që mposhti Argjentinën në gjysmëfinalën kontroverse në rrugën e tyre për te titulli.

Kapiteni i Argjentinës, e ka quajtur të korruptuar Konfederatën e Futbollit të Afrikës së Jugut – CONMEBOL dhe nuk e ka përcjell ceremoninë e marrjes së medaljes. Ai ishte përjashtuar me një ndeshje moslojë dhe një mijë e 500 dollarë për largimin gjatë muajit të kaluar.

CONMEBOL ka thënë se komentet e sulmuesit të Barcelonës kanë qenë të papranueshme.

“Lojtari është suspenduar për të luajtur ndeshje zyrtare dhe ndeshje miqësore me ekipin e tij kombëtare në këtë periudhë kohore”.

Përjashtimi nënkupton se Messi do të mungojë në ndeshjet e ardhshme miqësore të Argjentinës kundër Kilit, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtator dhe më pas kundër Gjermanisë në Dortmund gjatë tetorit.

Ai mund ta apelojë vendimin e kësaj federate në afat shtatëditor.

Të ngjashme