Milani rivalizohet nga Roma për mbrojtësin e Barcelonës

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Milan vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi dhe së fundmi emri që ka fituar më tepër kuotë është ai i francezit të Barcelonës, Jean-Clair Todibo.

Italianët dëshirojnë huazimin me të drejtë blerjeje të 20-vjeçarit, por nga ana tjetër katalanët dëshirojnë shitjen përfundimtare të tij.

Për kuqezinjtë nuk do të jetë e lehtë të arrijnë te ish-mbrojtësi i Toulouse, pasi së fundmi në garë për të janë futur edhe gjermanët e Bayer Leverkusenit.

Edhe pse italianët duken më të avantazhuar për momentin, pjesëmarrja në Europa League mund të jetë një armë plus për “Aspirinat” për të arritur te mbrojtësi francez. 

Të ngjashme