Mino Raiola shtyn De Ligtin drejt Real Madridit

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Nëse Matthijs de Ligt do të largohet nga Juventusi, atëherë agjenti Mino Raiola do ta shtyj atë drejt Real Madridit.

Mbrojtësi holandez tashmë kishte qenë i lidhur shumë me Real Madridin, Barcelonën dhe Manchester Unitedin përpara transferimit të tij prej 85.5 milionë eurosh nga Ajaxi te Juventusi verën e kaluar.

20-vjeçari ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke shënuar dy gola, por zërat për një largim të menjëhershme vazhdojnë të qarkullojnë.

Lexo po ashtu:
Mino Raiola: Dua t’ia sjell Real Madridit një lojtar të shkëlqyer
Mino Raiola: Dua t’ia sjell Real Madridit një lojtar të shkëlqyer
Sipas gazetës spanjolle ABC, agjenti Raiola po e shtyn De Ligt drejt Real Madridit për sezonin e ardhshëm, ku ai do të zëvendësojë kapitenin Sergio Ramos.

Sidoqoftë, Juve duket se nuk kanë ndonjë qëllim të vërtetë për të humbur De Ligtin në verën e ardhshme.

Madje, sipas raporteve të mëdiave angleze, Juventusi nuk preferon as një shkëmbim të mundshëm me mesfushorin e Unitedit, Paul Pogba.

Të ngjashme