Monaco interesohet për Mustafin

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Rrugëtimi i Shkodran Mustafit me Arsenalin mund të përfundojë gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që revista prestigjioze franceze, L’Equipe, pretendon se Monaco është interesuar për qendërmbrojtësin.

Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare është bërë njëri ndër lojtarët më së paku të dashur për tifozët e Arsenalit, për shkak të disa gabimeve të tij në fazën e mbrojtjes gjatë viteve të fundit.

Situata e Mustafit në “Emirates” është aq e pasigurt saqë tifozët po e fishkëllejnë atë sa herë që futet në fushën e lojës gjatë turneut parasezonal, siç bënë edhe në ndeshjen e së dielës kundër Lyonit.

Por, vetëm 24 orë pasi u abuzua nga tifozët e vet, fituesi i Kupës së Botës ka ngjallur interesim te gjiganti francez, Monaco.

Sipas revistës L’Equipe, klubi i Ligue 1 e ka pyetur Arsenalin për Mustafin dhe klubi londinez ia ka kërkuar 30 milionë euro për qendërmbrojtësin.

Megjithatë, Monaco synon ta ulë këtë shifër edhe më shumë, pasi që francezët janë të vetëdijshëm se Arsenali dëshiron ta shesë 27-vjeçarin para se të fillojë sezoni 2019/20.

Kur Mustafi u bë pjesë e Arsenalit në vitin 2016, pas transferimit nga Valencia për 35 milionë funte, ai fillimisht kishte qenë i pëlqyer nga tifozët. “Topçinjtë” nuk e humbnin asnjë ndeshje me të në skuadër dhe tifozët u mërzitën kur ai u lëndua.

Por, me kalimin e kohës, ai i bëri disa gabime dhe ndërhyrje të ashpra, për të cilat u ndëshkua plot herë edhe Arsenali, duke humbur pikë.

Nëse Monaco arrin ta transferojë Mustafin gjatë këtij afati kalimtar të verës, trajneri Unai Emery do të duhet ta gjejë një zëvendësues.

Së fundi është spekuluar për Daniele Ruganin, mirëpo klubi mund të mos jetë i interesuar të shpenzojë para për ta vlerë një mbrojtës të ri, por t’ua japë mundësinë të rinjve, si Callum Chambers dhe Zech Medley.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme