Mourinho e nis me fitore rikthimin e tij në Premier Ligë

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Tottenham ka arritur që si mysafir të mposht West Hamin, 3 me 2.

Kjo ishte ndeshja e parë prej kur Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Tottenhamit, transmeton Koha.net.

Në minutën e 36, Tottenhami kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Heung-Min Son, pastaj pas vetëm 7 minutash, në minutën e 43 Lucas shënoi golin e dytë.

Si filloj pjesa e dytë, nuk vonoi shumë dhe Harry Kane shënoi edhe golin e tretë, në minutën e 49.

Në minutën e 73, Michail Antonio zvogëloi epërsinë në 1 me 3, pastaj në minutat shtesë, shënoi edhe Michail Antonio, për ta bërë rezultatin përfundimtar në 2 me 3.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme