Mourinho nuk e do Coutinhon

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Nuk do të jetë Tottenham Hotspur destinacioni i radhës në karrierën e Philippe Coutinhos.

Jose Mourinho trajneri i gjelave londinezë i ka thënë jo transferimit të brazilianit te skuadra e tij në merkaton verore.

Në fund të këtij sezoni Coutinho do të rikthehet te Barcelona pasi Bayern Munich ku luan aktualisht i huazuar nuk do të ushtrojë opsionin e blerjes.

Ndërkohë Mourinho nuk dëshiron ta ketë në skuadrën e tij pasi mbi të gjitha mesfushori me tipare sulmuese aktualisht përfiton një pagë vjetore jashtë parametrave të Tottenham, plot 15 milionë euro në sezon.

Të ngjashme