Mourinho i zhgënjyer me merkaton: Të paktën të blejmë një lojtar

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 14:08 | Nga

Jose Mourinho vijon të japë shenja zhgënjimi për merkaton e bërë nga drejtuesit e Manchester United. Pas humbjes 1-4 me Liverpoolin, ku një nga golat e “The Reds” u shënua me mjeshtëri nga Xherdan Shaqiri, “Special One” e pranoi që ka një organikë më të dobët se ajo e rivalëve në Premier League:

“Kjo nuk është skuadra jonë, nuk është organika jonë. Pjesë më e madhe e futbollistë që luajtën kundër Liverpoolit nuk do të jetë me ne sezonin e ardhshëm. Mungojnë Pogba, Fellaini, Rashford, Lingard, Matic dhe Valencia. Kjo është skuadra ime. Kemi 4-5 lojtarë të cilëve po u shterrojnë energjitë, sespe shqetësohen për klubin dhe nuk dëshirojnë t’i lënë vetëm lojtarët e rinj përballë emrave të mëdhenj si Milan, Liverpool dhe Real Madrid”.

Pasi deklaroi që do të ishte më mirë që të mos merrte pjesë në International Champions Cup, Mourinho u përqendrua në zhvillimet e merkatos.

“Do të më pëlqentë të kisha edhe dy lojtarë të tjerë në dispozicion, por nëse do të jetë e mundur, mund të vijë një. I kam dorëzuar klubit disa muaj më parë një listë me 5 emra që më interesojnë, shpresoj të paktën të kem një. Nëse do të jetë e mundur, “ok”, nëse jo, do të luftojmë me mundësitë që kemi”.

Sipas mediave angleze, Mourinho shpreson të paktin te afrimi i Maguire për mbrojtjen, ndërsa Yerry Mina e Toby Alderweireld shihen si alternativa të mundshme. Sa i përket merkatos në dalje, përveç italianit Darmian, është pranë largimit edhe francezi Martial, për të cilin ka interes konkret nga Chelsea, Bayern Mynihut dhe Borussia Dortmund./supersport.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme