Muriqi aktivizohet në fitoren e Lazios

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është aktivizuar te Lazio që të premten e mposhti në shtëpi skuadrën e Crotones me rezultatin 3:2, në ndeshjen e xhiros së 27 në Serie A.

Muriqi në këtë ndeshje u aktivizua prej minutës së 76-të duke e zëvendësuar sulmuesin italian Ciro Immobile.

Për Muriqin, kjo ishte paraqitja e 17 në kampionat me fanellën e Lazios.

Me këtë fitore, Lazio ka tubuar 46 pikë dhe zë vendin e shtatë në tabelë.

Të ngjashme