Mustafi shënon gol, Xhaka i asiston

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka realizuar një gol të bukur me kokë për ta dyfishuar epërsinë e londinezëve ndaj BATE Borisovit në Ligën e Evropës.

26-vjeçari realizoi gol në minutën e 40 pas asistimit të Granit Xhakës.

Arsenali është duke e fituar takimin me rezultat 2 me 0 ndërsa i përgjithshmi është 2 me 1 pasi BATE realizoi fitore në ndeshjen e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme