Naby Keita në listën e dëshirave të Real Madridit

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke tentuar që të transferojë Naby Keita nga Liverpooli në këtë verë.

Sipas asaj që raporton Todo Fichajes, Los Blancos kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit për të realizuar marrëveshjen.

Lojtari që iu bashkua The Reds në vitin 2018, nuk është më në planet e Jurgen Kloppit dhe po e kërkon largimit.

Keita e humbi vendin e titullarit te skuadra angleze shkaku i lëndimeve, andaj largimi i tij në afatin kalimtar veror do të ndodhë.

Tani, Los Blancos janë duke punua që të ofrojnë 26-vjeçarin në radhët e tyre, duke e shikuar atë si një zëvendësues për Luka Modricin.

Liverpooli do t’i kërkojë rreth 30 milionë euro nga shitja e Keitas, e Real Madridi nuk do ta ketë problem për të bërë një ofertë të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme