Napoli i minimizon gjasat për titull, Lazio gabon në luftën për top 4

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 17:03 | Nga

Kanë përfunduar pothuajse të gjitha ndeshjet e Seria A dhe Napoli që ka qenë në luftë për titull ka dështuar për ta mundur Torinon, e cila ka arritur ta nxjerr një barazim në Sicili.

Torino ka arritur të nxjerr një barazim në Napoli për t’i bërë kështu një favor të madh rivalit të tyre të qytetit, Juvetusit.

Napoli, e nisi mirë këtë takim dhe shënuan gol në minutën e 25’të me anë të Dries Mertens.

Torinezët arritën që të barazojnë rezulttin tek në minutën e 55 me anë të Basellit, por Napoli prapë do ta kthente epërsinë në minutën e 71’të me Marek Hamsik.

Por, ëndrrat për titull Napolit ja zbehu Lorenzo De Silvestri i cili shënoi në minutën e 83’të.

Nga ana tjetër skuadra romake, Lazio ka barazuar në shtëpi kundër Atalantas me rezultat 1-1, duke bërë kështu një hap fals për pozitën e 4-të që dërgon në Champions.

Ishin mysafirët, pra Atalanta, që kaluan të parët kaluan në epërsi në minutën e 2’të të takimit, por Lazio barazoi në minutën e 24’të me anë të Caicedos.

Lazio me këtë barazim arrin në kuotën e 71 pikëve, dy më pak se Interi dhe një më shumë se Roma që luan sonte Cagliari.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme