Në Spanjë triumfon Quartararo, rrëzohet Marquez, tërhiqet Rossi

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Fabio Quartararo fiton Çmimin e Madh të Spanjës, i pari për këtë botëror të Moto GP.

Piloti francez i Yamaha Petronas, i cili e nisi garën nga “pole position” për herë të shtatë në karrierën e tij, regjistroi fitoren e tij të parë në klasin mbretëror, sukses të cilin ua kushtoi “viktimave të Covid-19 dhe familjes time”.

Quartararo i parapriu në fund Maverick Vinalesit dhe Andrea Doviziosos. Gara u mbyll keq për Valentino Rossin, i cili u tërhoq gjashtë xhiro nga fundi.

Edhe më keq për Marc Marquez, i cili u rrëzua katër xhiro nga fundi, duke u detyruar gjithashtu që të tërhiqej.

Piloti spanjoll i Hondas u pa qartë se ishte dëmtuar seriozisht në krah. Gjendja fizike e kampionit në fuqi të botës do të monitorohet në orët e ardhshme.

Marquez u bë protagonist i një rikuperimi të pabesueshëm, teksa ishte nisur nga vendet e fundit duke u katapultuar deri në të tretin para se të rrëzohej.

Të ngjashme