Në Vushtrri e Gjakovë luftohet për finale të Kupës

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 14:27 | Nga

Prishtina kërkon me çdo kusht kualifikimin në finale të Kupës së Kosovës në futboll, por për këtë nuk bazohet shumë në fitoren e ndeshjes së parë gjysmëfinale (1:0) kundër Vushtrrisë, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina do të udhëtojë në Vushtrri për fitore të radhës. Kjo ndeshje e kthimit gjysmëfinale luhet sot në Vushtrri (15:00), sikur edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale Vëllaznimi – Drenica. Ndeshja e parë në Skënderaj është mbyllur pa fitues 1:1, ndërkohë e kthimit luhet në Gjakovë.

Si Prishtina, ashtu edhe Vushtrria do të kenë mungesa të rëndësishme për përballjen e tyre. Te Prishtina mungon kapiteni Armend Dallku për shkak të suspendimit dhe Mentor Mazrekaj i lënduar, derisa te Vushtrria nuk do të paraqitet sulmuesi kryesor i ekipit, Labinot Osmani, shkaku i lëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme