Neuer nuk ka frikë nga Liverpool

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 19:31 | Nga Ekonomia Online
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer nuk ka shfaqur frikë pas shortit me Liverpool.
Ai beson se Bayern mund ta mposhtë Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, duke thënë se lojtarët e Klopp janë “të prekshëm”.

“Ata janë duke bërë një sezon të mrekullueshëm dhe ne jemi të vetëdijshëm që ata luajtën në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar” ka thënë portieri gjerman për faqen zyrtare të Bayern, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht se as ata nuk do të jenë të kënaqur pas këtij shorti. Ata janë të mirë në kundërzbritje dhe të rrezikshëm para portës, por ata gjithashtu janë të prekshëm, siç kemi parë, dhe gjithashtu do të kenë përball sulmin e mirë të Bayern” ka thënë tutje Neuer.

“Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme si në Liverpool ashtu edhe në shtëpi në “Allianz Arena” ka përfunduar gjermani.

Bayern Munich kanë qenë të suksesshëm në përballjet me Jurgen Klopp në Ligën e Kampionëve në të kaluarën, megjithatë, tani ai ka në dispozicion një skuadër komplet ndryshe.

Të ngjashme