Neymar: Nuk do të qaj tërë jetën

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Neymar ka insistuar se fakti që Brazili u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës Rusia 2018 ketë verë, nuk do ta bëjë atë të qaj tërë jetën.

Brazili ishte në mesin e favoritëve për ta fituar botërorin në Rusi, por u eliminua pasi në çerekfinale pas humbjes 2-1 ndaj Belgjikës, transmeton Gazeta Express.

“Kam bërë gjithçka që është e mundur për të qenë me Brazilin në Kupën e Botës”, tha Neymar të martën në një konferencë për media para ndeshjes së PSG-së ndaj Crvena Zvezdës.

“E kam dhënë më të mirën nga vetja, por jam i zemëruar me këtë garë”, shtoi ai.

“Megjithatë, nuk do të qaj tërë jetën, sepse kam më shumë arsyeje për të qenë i lumtur se për të qenë i trishtuar këto ditë”, shtoi ai.

PSG-ja e pret klubin serb sonte në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve në “Parc des Princes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme