Norwichi refuzon dy oferta të Barçës për mbrojtësin e talentuar

Prishtinë | 19 Sht 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Norwichi ka refuzuar dy oferta nga Barcelona për mbrojtësin e saj të krahut të djathtë, Max Aarons.

Sipas The Athletic gjiganti katalunas ofroi rreth 22 milionë euro plus bonuset për 20 vjeçarin, transmeton KOHA.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe klubi anglez kërkon shumë më të lartë që ta lë të lirë talentin e saj.

Barça raportohet se tani ka kthyer fokusin te ylli i Ajaxit, Sergino Dest.

Kurse për Aaronsin raportohet se interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu, që pritet të bëjë ofertë zyrtare për të.

Të ngjashme