Nuk ndalen lajmet e hidhura për Barcelonën – katalunasit do të paguajnë shumë më shumë për Pedrin

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Las Palmas, Miguel Angel Ramirez ka shokuar të gjithë në lidhje me transferimin e Pedrit te Barcelona në verën e kaluar .

Talenti i lindur në Tenerife ka qenë mbresëlënës në ekipin e parë të Blaugranasëve këtë sezon, por duket se ai nuk ishte as lirë sa besohej se ishte.

“Të gjithë mendojnë se e kemi shitur Pedrin për pesë milion euro, por ne kemi bërë 10 [milionë] deri më tani dhe mund të rritet në 30 ose 35 [milionë]”, ka thënë Miguel Angel Ramirez për Radio MARCA.

“Ishte shitje e një lojtari të talentuar që nuk kishte bërë ende debutimin e tij në ligën e dytë, La Liga 2 ose në ligën e tretë”.

Ramirez foli gjithashtu për Jese Rodriguez , transferimi i Las Palmas në merkaton e janarit.

“Unë i thashë Jeses se ai duhet të jetë vetvetja; punëtor dhe i përulur, sikur të ishte në Castilla”, shtoi Ramirez.

” Jese, madje jo me 100 për qind, ka cilësinë që të jetë i rëndësishëm në LaLiga”, ka shtuar më tej ai.

Të ngjashme