Olimpiada e Tokios nuk do të mbahet me tifozë në stadiume

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Pas një rritje të infeksioneve të COVID-19 në Tokio, ministri i Olimpiadës së Japonisë tha se tifozët nuk do të lejohen të marrin pjesë në lojëra.

Plani kishte qenë që të lejoheshin deri në 10 mijë spektatorë japonezë të merrnin pjesë në çdo eveniment, përcjell Klankosova.tv.

Vendimi vjen pasi kryeministri Suga Yoshihide, deklaroi një tjetër gjendje të jashtëzakonshme në Tokio, e cila do të zgjasë gjatë gjithë olimpiadës, raporton The Economist.

Të ngjashme