Olimpiakos shkarkon Besnik Hasin

Prishtinë | 24 Sht 2017 | 23:59 | Nga

Aventura e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, në krye të Olimpiacos, ka përfunduar ditën e sotme, pesë javë pas fillimit të kampionatit grek dhe pak më tepër se dy muaj nga nënshkrimi me këtë klub.

Deçizive ishte humbja në derbi, ndaj AEK, ku Olimpiacos humbi 3-2, në një ndeshje mjaft të tensionuar, ku skuadra e Hasit ishtë në avantazh të dy golave, por u përmbys në 30 minutat e fundit.

Zgjedhja e Hasit në krye të Olimpiacos nuk u prit aspak mirë nga opinioni sportiv grek, për shkak të origjinës së tij, por pavarsisht kësaj Hasi ia doli të kualifikojë ekipin grek në fazën e grupeve të Champions League, shkruan TCH.

Gjithsesi, tre ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, e kanë bindur presidentin e Olimpiacos të shkarkojë teknikun gjakovar nga drejtimi i klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme