Paqarada s’ftohet sërish, rikthehet Edon Zhegrova – të rejat nga lista e Primoz Glihas për ndeshjet e nëntorit

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e këtij muaji.

Dardanët më 10 nëntor e zhvillojnë miqësoren kundër Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa katër ditë më pas e luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2022 kundër Greqisë në Athinë.

Stërvitja e parë mbahet të hënën, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Ajo çfarë vërehet në këtë listë është rikthimi i Edon Zhegrovës, i cili nuk ishte ftuar në disa grumbullime.

Ndërkohë, përkundër që Bernard Challandes u shkarkua, Leart Paqarada nuk është ftuar për ndeshjet e nëntorit. Poashtu, nuk është ftuar as Bernard Berisha.

Poashtu, Kosova do ta ketë në dispozicion edhe Blendi Idrizin, i cili rikthehet pas lëndimit, që ia pamundësoi grumbullimin në muajin tetor, kurse i gatshëm do të jetë edhe Valon Berisha që mungoi muajin e kaluar.

Të ngjashme