Pensionohet Diaby

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti i Arsenalit, Abou Diaby, e ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli.

Diaby, i cili gjatë tërë karrierës së tij ka pasur probleme të shpeshta me lëndime, së fundi luajti për gjigantin francez, Olympique Marseille, më 2016.

Mesfushori 32 vjeçar ka luajtur gati 10 vjet te Topçinjtë, pasi kishte arritur në “Emirates Stadium” më 2006.

“I kam dhënë fund karrierës sime profesionle”, ka thënë ai për RMC Sport.

“Ishte koha. Për një numër vitesh, ka qenë e vështirë për mua që të kthehem. Kisha shumë probleme fizike”.

Të ngjashme