Për 15 minuta, 1 milion e 871 mijë e 810 kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Federeta te Futbollit të Kosovës ka njoftuar se interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm për të siguruar bileta të ndeshjes Kosovë – Çeki.

Ka disa muaj që biletat ofrohen në sistemin online.

Zv. sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka thënë për Indeksonline se mbi 1 milion klikime kanë qenë në webfaqen ku shiten biletat.

“Mund t’ua dokumentojmë se për 15 minuta pati saktësisht 1 milion e 871 mijë e 810 klikime në ëeb për biletat. Qytetarët të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë biletë, mund të vazhdojnë të tentojnë në atë faqe sepse ekziston mundësia që t’i rezervojnë nëse dikujt i dështon transaksioni bankar apo për ndonjë arsye tjetër” ka thënë Ahmeti.

Ndeshja Kosovë – Çeki zhvillohet më 7 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Të ngjashme