Perez në Force India deri më 2019

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Piloti i Formula1, Sergio Perez ka arritur marrëveshje me Force India për të qëndrojë në këtë skuadët deri në vitin 2019.

“Jam shumë i lumtur që më në fund mund të bëjë të ditur të ardhmen time dhe jam shumë i motivuar për 2019tën”, ka deklaruar Perez.

Ai bëri të ditur se këtë ekip ai e konsideron si shtëpinë e tij, raporton SkySport, përcjell Klan Kosova.

“Force India ka qenë shtëpia ime që nga viti 2014 dhe më ka mundësuar të rritem si shofer dhe të tregojë aftësitë e mia në pistë”, ka shtuar meksikani.

Force India ende nuk ka konfirmuar se kush do të jetë kolegu i Perez por supozohet të jetë Lance Stroll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme