Pingpongistët të argjend në Maltë

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Në turneun ndërkombëtar që po zhvillohet në Maltë, pas një ndeshje të barabartë Juniorët u stolisën me medalje të argjendtë, ata në ndeshjen finale ndaj Libanit humben me rezultat të ngushtë 2:3 edhe pse patën paraqitje shumë të mirë.

Kjo është medalja e parë ndërkombëtare e pingpongistëve, e shpresojmë se do të kemi edhe shumë tjera në të ardhmen.

Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku Çitaku pas ndeshjes tha: Kjo medalje është arritur pas ndryshimit të strategjisë së FPPK-së me fillimin e pilot projektit për ligën e juniorëve që nga viti 2014, e pastaj është vazhduar me kampe të ndryshme, e vetëm sivjet kemi organizuar 4 kampe të gjitha të fokusuara në ngritje të cilësisë së moshave të reja ku është edhe e ardhmja. E tani e tutje me mundësinë për sponzorizime kjo punë do të jetë edhe më e lehtë. Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen e të gjithë lojtarëve e posaçërisht të juniorëve për të cilën, me këtë rast dua që në emër të Bordit të falënderoj trajnerin e ekipit të Lidhjes se Prizrenit për punën e tij në klub si dhe trajnerët dhe UD së Selektorit për punën e mire në kampin e 2.

Edhe kategoritë tjera patë paraqitje të mirë si në vijim:

Juniorët në ndeshjet për plasman për pozitat 5-8 shënuan dy fitore: 3:1 ndaj Maltes dhe 3:0 ndaj Norvegjisë, duke zërë vendin e 5.

Kadetët po ashtu zunë vendin e 5, ata shënuan dy fitore: 3:1 ndaj Wellsit dhe 3:0 ndaj Norvegjisë

Kadetet për plasmanin final për pozitat 5-8 shënuan një fitore dhe një humbje: 3:1 ndaj Irlandes dhe 0:3 ndaj Norvegjisë.

Në përgjithësi paraqitja e reprezentacionit tonë ka qenë në nivel shumë të lartë, këto janë arritjet më të mirë deri më tani.

RADHITJET PËRFUNDIMTARE

JUNIOR BOYS

1 LIBANI

2 KOSOVA

3 UELLSI

4 IRLANDA

5 NORVEGJIA

6 QIPRO

7 MALTA

8 ISHUJT FAROE

JUNIOR GIRLS

1 IRLANDA

2 UELLSI

3 LIBANI

4 QIPRO

5 KOSOVA

6 NORVEGJIA

7 ISHUJT FAROE

8 MALTA

KADET BOYS

1 IRLANDA

2 LIBANI

3 QIPRO

4 MALTA

5 KOSOVA

6 NORVEGJIA

7 UELLSI

8 ISHUJT FAROE

KADET GIRLS

1 LIBANI

2 UELLSI

3 QIPRO

4 MALTA

5 NORVEGJIA

6 KOSOVA

7 IRLANDA

8 ISHUJT FAROE

Sot në program janë ndeshjet individuale ku presim që të sigurojmë medalje te Juniorët dhe Kadetët, respektivisht grupet si i pari në grup i kanë kaluar Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti, e si i dyti Sylejman Çerkini, andaj këta tre do të garojnë për pozita 1-8, e të gjithë lojtarët tjerë do të garojnë për pozitat 9-16.

Të ngjashme