Pirlo do të shkarkohet në fund të sezonit

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Corriere della Sera raporton se Andrea Pirlo do të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Juventusit në fund të sezonit edhe nëse “Zonja e Vjetër” e siguron një vend në Ligën e Kampionëve.

Juventusi konfirmoi se Pirlo nuk do të largohet këtë javë, edhe pse u raportua për një largim të trajnerit Italian pas humbjes 3:0 ndaj Milanit të dielën, përcjell Gazeta Express.

Ky rezultat bëri që fati i Biankonerëve të mos jetë në duart e tyre.

Janë ende tri ndeshje të mbetura për ta siguruar kualifikimin në Champions League për Juventusin, megjithatë edhe nëse arrihet ky rezultat nuk do t’ia shpse arrihet ky rezultat nuk do t’ia shpëtojë vendin e punës Andrea Pirlos.

Të ngjashme