“Plisat” kanë një kërkesë për prishtinasit

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Nesër pritet të zhvillohet takimi vendimtar në mes të Prishtinës dhe Llapit të cilat po luftojnë për titull të kampionit.

E tifozxët e Prishtinës, “Plisat”, kanë bërë thirrje prishtinasve të dalin në shesh në ora 14 që në mënyrë të organizuar të shkojnë në stadiumin “Fadi Vokrri”.

Të dashur Plisa, siç e dini nesër djemtë tanë luajnë kundër kf llapit, përkrahja jonë nuk mungon asnjëherë, andaj ne fillojmë të mblidhemi prej orës 14:00 në fan club tek sheshi Zahir Pajaziti. Ndeshja fillon në ora 16:00. Nesër të gjitha rrugët të dërgojnë në stadion, hajde krejt së bashku për PRISHTINËN KAMPION !

Të ngjashme